Celebrities Gossip Showbiz

Dasmë të shtunën! Kiara tregon dëshmitarët dhe të tjera detaje!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ekskluzivisht për “Fan Club”, ish-banorja Kiara Tito zbuloi se në natën finale të “BBV” do të ketë një celebrim mes saj dhe Luizit. Gjithashtu tregoi edhe disa detaje të tjera rreth asaj mbrëmjeje.

Kiara: Do ia lëmë pak magjinë asaj nate. Nuk do t’i themi të gjitha. Dëshmitare do të kem tezen time që është njeriu më i rëndësishëm. E kam motër, e kam familje, e kam gjithçka…

Por, a e ka gjetur fustanin e bardhë për natën e paharrueshme?

Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër…

I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club BBV2” ishte regjisori i spektklit Efuard Grishaj, i cili na tregoi pak rreth finales. Shpeshherë në rrjet është përfolur për takime mes Olta Gixharit dhe bashkëshortit të saj, Dorit, tek dhoma e rrëfimit, kur ajo ishte brenda shtëpisë. I pyetur për këtë çështje, regjisori i Big Brother Vip 2, Eduart Grishaj, mohoi kategorikisht pretendimet.