Celebrities Gossip Showbiz

Dea Mishel shfaq një tjetër talent, ja cili është ai!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mëngjesin e sotëm Nita dhe Dea nën shoqërinë e Bledit në oborr kanë kënduar së bashku dhe mund të themi se përveç Nitës, e cila është këngëtare edhe Dea kishte një zë shumë të bukur. Pas shumë talenteve që Dea ka treguar brenda shtëpisë së “BBV2”, duket se ky mund të jetë i pazbuluar prej saj.

Kohëve të fundit debatet mes opinionistëve dhe banorëve të “BBV2” kanë qenë pak më të shumta. E ditën e sotme duke biseduar me banorët e tjerë në obor, Luizi është shprehur rreth rolit të Arbrit dhe Zhaklinës dhe vështirësive që ata hasin jashtë nga mbështetësit e banorëve dhe për ta nuk është një detyrë e lehtë.