Bota

“Deep Dive Dubai”, hapet pishina më e thellë në botë!

Dubai një ndër vendet më të vizituara në botë, sapo ka hapur një atraksion tjetër për pushuesit.  Bëhet fjalë për pishinën më të thellë të zhytjes në botë.

Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, pishina është pjesë e “Deep Dive Dubai” duke kaluar kështu rekordin që mbahej nga pishina “Deepspot ” në Poloni, që ka një thellësi mbi 45 metra.

Pishina “Deep Dive Dubai” është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët sa vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike dhe të paktën katër herë më e madhe se çdo pishinë tjetër në botë.

Objekti tani është i hapur vetëm me ftesa por do të hapet për publikun më vonë gjatë këtij viti. Princi i Dubait Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një zhytës i etur ishte një nga vizitorët e parë dhe ndau përvojën e tij në mediat sociale.

Temperatura e ujit mbahet në 30 gradë Celsius, një temperaturë e rehatshme për të veshur rroba të holla ose rroba banje.

Kompleksi i zhytjes gjithashtu ka një restorant të pajisur me dritare të mëdha dhe ekrane televizive, duke lejuar familjet dhe miqtë jo zhytës të shikojnë nga jashtë

.