Bota

Delfinët, “viktimat” e luftës! Gjenden në ujërat e Detit të Zi qindra të plagosur e të vrarë!

Në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës, janë derdhur një numër i madh gjitarë të deteve me djegie të ngjashme me plagët e shkaktuara nga shpërthimet e bombave. Atanas Rusev, kreu i fushatës bullgare “Save the Dolphins” tha se:

Qindra delfinë u gjetën të plagosur ose të vrarë nga sonarët ushtarakë në ujërat e Detit të Zi. Kafshët e lënduara janë derdhur në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës.

As popullsia e detit nuk është e sigurt nga lufta. Sipas aktivistëve, shumë nga delfinët e pajetë të gjetur në breg tregojnë gjithashtu shenja të qarta të djegieve nga shpërthimet e bombave. Të tjerët dyshohet se pësuan lëndime të brendshme që dëmtuan seriozisht aftësitë e tyre orientuese. Ekzemplarët e mbërritur të gjallë në brigjet bullgare duken të dobët dhe të paushqyer.

Nga trashësia e gjendjes dhjamore duket se nuk kanë mundur të hanë për të paktën 10 ditë. ‘The Guardian’ raporton se që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Turqia ka regjistruar një numër të lartë delfinësh të ngecur në rrjeta përgjatë bregut të Detit të Zi.

Rikujtojmë, se më shumë se 80 delfinë u gjetën të ngordhur në të gjithë Detin e Zi perëndimor të vendit, të cilin Fondacioni Turk i Kërkimeve Detare (Tudav) e përshkroi si një rritje të jashtëzakonshme. Hetimet fillestare nga Tudav zbuluan se rreth gjysma e këtyre delfinëve u vranë pasi u ngatërruan në rrjetat e peshkimit.