Bota

Lufta në Ukrainë, rritet numri i delfinëve të ngordhur në Detin e Zi!

Shkencëtarët besojnë se lufta në Ukrainë mund të ketë ndikuar në rritjen e numrit të ngordhjeve të delfinëve në Detin e Zi. Sipas studiuesve, ndotja e shtuar akustike në pjesën veriore të Detit të Zi nga 20 anije të marinës ruse dhe nga aktivitetetet e vazhdueshme ushtarake mund të ketë çuar delfinët në jug drejt brigjeve turke dhe bullgare.

Për pasojë studiuesit besojnë se delfinët mund të jenë kapur ose mund të kenë ngecur në rrjetat e peshkimit ne brigjet turke dhe bullgare. ‘The Guardian’ raporton se që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Turqia ka regjistruar një numër të lartë delfinësh të ngecur në rrjeta përgjatë bregut të Detit të Zi.

Më shumë se 80 delfinë u gjetën të ngordhur në të gjithë Detin e Zi perëndimor të vendit, të cilin Fondacioni Turk i Kërkimeve Detare (Tudav) e përshkroi si një rritje të jashtëzakonshme. Hetimet fillestare nga Tudav zbuluan se rreth gjysma e këtyre delfinëve u vranë pasi u ngatërruan në rrjetat e peshkimit.

Fati i gjysmës tjetër, megjithatë, është ende një “pyetje pa përgjigje”, sipas Bayram Öztürk, kryetari i Tudav, pasi nuk u gjetën shenja ngatërrese apo plagë me armë zjarri në kufomat.

Trauma akustike është një nga mundësitë që më vjen në mendje.

Rikujtojmë, se më shumë se 1400 delfinë u vranë vitin e kaluar në një nga masakrat më të mëdha të regjistruara në Ishujt Faroe, duke e shndërruar ujin e detit në ngjyrë të kuqe. Ky është numri më i madh i delfinëve të vrarë ndonjëherë nga gjuetia, e cila është një traditë shekullore, e njohur si “Grindadrap” në Ishujt Faroe. Dy vjet më parë u vranë vetëm 35 delfinë.

Varkat i drejtojnë delfinët e Atlantikut drejt një gjiri në bregun e ishullit Skálafjørður, ku gjuetarët organizohen për të vrarë gjallesat me thika e shtiza si pjesë e traditës së tyre. Thuajse çdo vit, aktivistët për të drejtat e kafshëve reagojnë ndaj praktikës barbare, por të tjerë vlerësojnë traditën e këtyre banorëve.