Celebrities Gossip Showbiz

DiCaprio kapet në momente intime me Vittoria Ceretti duke i futur duart poshtë pantallonave!

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti prej disa muajsh janë zyrtarisht një lidhje, dhe tashmë duket se ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Çifti së fundmi morën pjesë në një festë të Halloween dhe TMZ ka treguar disa foto ku shihej se  Ceretti iu bashkua aktorit jashtë lokalit ku ata po festonin.

Gjithashtu shihej se ajo i vendosi duart në fund shpinën e Leo-s. “Page Six” tha se:

“Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin”.

Një shenjë se gjërat janë reale është se ata kanë qenë edhe në takime me mamanë e Leos, Irmelin Indenbirken kur ata ishin në Itali. Kujtojmë që Vittoria Ceretti dhe ish e dashura e aktorit Gigi Hadid ishin të dyja pjesë e sfilatës së Versace gjatë “Javës së Modës” në Milano.

Së bashku me Cerettin dhe Hadid, në pistë debutonin edhe Natalia Bryant, si dhe Kendall Jenner dhe supermodelja Claudia Schiffer. Rikujtojmë se, Leonardo DiCaprio ka një partnere të re në jetën e tij dhe sipas disa burimeve të afërta me të, kjo po bëhet serioze. Thuhet se 48-vjeçari është zyrtarisht në lidhje me modelen 25-vjeçare Vittoria Ceretti. Çifti është parë në disa takime në SHBA dhe jashtë saj gjatë muajve të fundit, duke ndezur spekulime nëse ata po kalonin një aventurë verore. Megjithatë, një burim pranë çiftit thotë ekskluzivisht se ata janë në një lidhje serioze.