Aktualitet

Digjen dy banesa në Llakatund të Vlorës/Pas konfliktit fizik me ish-gruan e familjarë, ish-dhëndri i vuri flakën!

Digjen dy banesa në fshatin Llakatund të Vlorës, zjarri i qëllimshëm, nuk ka të lënduar nga flakët, por dëme të shumta materiale. Pas konflikteve me familjarët e ish-bashkëshortes, sot në orët e para të mëngjesit, një shtetas nga Kosova i vuri flakën shtëpisë së ish-vjehrrit dhe nga përhapja e zjarrit u dogj edhe një banesë tjetër aty pranë.

Paraprakisht, mësohet se vënia e zjarrit u parapri nga një konflikt fizik mes tij e familjarëve të ish-gruas. Nga dëmtimet, disa përfunduan në spital për mjekim. Sipas fqinjëve, ish-bashkëshorten dhe djalin e tyre i kyçi brenda duke i kërcënuar se do t’i digjte. Nga dëshmitarët, mësohet se ai u ndihmua nga një person tjetër.

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse autori i dyshuar u arrestua apo jo nga policia ndërsa vazhdojnë hetimet rreth ngjarjes.