I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…
Presidenti Bajram Begaj di gjë ku është?
Presidentit të Republikës ia kanë shkatërruar me Kushtetutë të gjitha ato detyrime, ato përgjegjësi që ka patur dikur roli i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Është një rol honorifik, që dërgon telegram për festën e Amerikës dhe i dërgon telegram për festën e Shqipërisë. Mund të shkojë në ndonjë vizitë jashtë, por e ke parë ti ta presin me tapet të kuq nëpër aeroporte? E ke parë në ndonjë vizitë në Uashington apo Bruksel? Kështu që ështq një rol honorifik. Nuk e ka vetëm Shqipëria, e ka edhe Italia, edhe Greqia. Ne nuk jemi Republikë Presdenciale, jemi parlamentare dhe atributet i ka kryeministri. Numri 2 i shtetit e di se kush është pas Bajramit? Niko Peleshi. Ke dëgjuar ku është Niko Peleshi?