Botë e Çuditshme

Dinozaurët u zhdukën si pasojë e ndryshimeve klimatike!

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga shpërthimi i vullkaneve të shumta rreth 65 milionë vjet më parë janë shkaku kryesor i zhdukjes së dinozaurëve nga faqja e dheut, kjo sipas shkencëtarëve nga Universiteti McGill në Montreal. Duke studiuar shkëmbinjtë dhe depozitat e gurëve të vendeve vullkanike në Indi, Britaninë e Madhe dhe Suedi, si dhe testet laboratorike, shkencëtarët kanë arritur në njohurinë se 200,000 vjet para zhdukjes së dinozaurëve, shpërthimet lëshuan sasi të mëdha squfuri dhe fluori në planet.

Sasi të mëdha të këtyre gazrave, veçanërisht squfurit, shkaktuan ftohje globale, si pasojë e së cilës vendi hyri në periudhën klimatike të të ashtuquajturit dimër vullkanik. Për shkak të një ndryshimi relativisht të papritur në përbërjen e atmosferës dhe një numri të madh shpërthimesh, dimra të tillë zgjatën për dekada. Paqëndrueshmëri të tilla klimatike janë shkaku më i mundshëm i vdekjes së shumë bimëve dhe kafshëve, si dhe vetë dinozaurëve, thekson një nga autorët e këtij studimi, Don Baker.

Pretendimet e reja të shkencëtarëve nga Universiteti McGill kundërshtojnë mendimin tashmë të pranuar përgjithësisht se zvarranikët e mëdhenj u fshinë nga faqja e tokës për shkak të rënies së një asteroidi rreth 10 kilometra në madhësi, i cili 66 milion vjet më parë u përplas me tokën. Me atë rast u krijua një krater me diametër prej 180 kilometrash. Pasoja e drejtpërdrejtë e një katastrofe të tillë, sipas shkencës konvencionale, ishte zhdukja e 75% e të gjitha bimëve dhe kafshëve që jetonin në planet në atë kohë.

Së fundmi, sërbimi gjeologjik në Brazil ka deklaruar së fundmi se ka zbuluar një specie të re të dinozaurëve, një kafshë të shpejtë që kishte jetuar në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut. Specia e re, e quajtur Farlowichnus rapides, ishte një kafshë e vogël mishngrënëse e gjatë 60-90 centrimetra. Zbulimi u publikua në revistën shkencore, “Cretaceous Research”.