Health & Beauty

Disa këshilla nëse sapo keni nisur të praktikoni jogan, gabimet që duhet të shmangni!

Praktikimi i jogës nuk është i mirë vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë mendor. Sidoqoftë, për shumë njerëz është e vështirë t’i praktikojnë pozat e caktuara dhe bëjnë gabime që në fillim. Si fillestar, çdo njeri duhet ta mbaj mend që mund ta mjeshtëroj këtë art vetëm duke punuar vazhdimisht dhe duke pasur durim. Është normale të bëni gabime, por më e rëndësishmja është të mësoni nga to.

Njerëzit në përgjithësi krahasojnë se sa të fuqishëm dhe fleksibil kanë qenë para disa viteve dhe sa janë tani. Prandaj, kur e kanë të vështirë ta praktikojnë një pozë të caktuar, ata provojnë edhe më shumë. Kjo është koha kur ata janë më të prirur të bëjnë më shumë gabime dhe t’i lëndojnë muskujt.

Situata të tilla duhet shmangur. Disa poza mund t’ju duken të thjeshta dhe të lehta në fillim, mirëpo ato përfshijnë shumë inde muskulore. Sidoqoftë, fillestarët kanë tendenca të përpiqen shumë më shumë në performimin e pozave për të dëshmuar se mund të shkojnë përtej limiteve dhe kjo ju shkakton lëndim të muskujve. Shumë herë fillestarët nuk e dëgjojnë atë se çfarë u thotë eksperti dhe e shtynë trupin përtej limitit, aq sa edhe lëndohen. Është e rëndësishme t’i dëgjoni instruksionet e ekspertit të jogës dhe t’i ndiqni ato.

Ndërkaq, humbja në peshë në mënyrë të shëndetshme mund të kërkojë angazhim të madh por mos u dorëzoni. Nëse jeni duke kërkuar të transformoni trupin me një ritëm më të shpejt është e rëndësishme të zgjidhni edhe ushtrimet. Edhe pse joga kërkon shumë punë, sa të mësoheni me të do t’i gëzoheni efekteve të mahnitshme që sjell ky sport në shëndetin mendor dhe fizik. Shkolla Mjekësore e Harvardit pranon se përfitimet e përgjithshme të jogës nuk lidhen vetëm me meditimin. Në fakt, përfitimet e jogës mund të përfshijnë edhe shkaktimin indirekt të humbjes së peshës duke promovuar një mënyrë të ndërgjegjshme të të ushqyerit që çon në një marrëdhënie më pozitive me ushqimin.