Me siguri keni përjetuar të paktën një herë dhimbje të ndryshme në stomak apo keni pasur probleme me kapsllëkun. Megjithatë, joga dhe teknikat e ndryshme të frymëmarrjes mund të jenë tejet efektive në trajtimin e problemeve shëndetësore të stomakut, e gjithashtu për ata që kanë probleme me kapsllëkun. Në infografikën e tyre “Pesë Poza të Jogas për Tretje më të Mirë”, Benefiber sugjeron se sistemi i mirë i tretjes mund të arrihet vetëm me joga.
Hulumtimet e fundit tregojnë se një në dhjetë persona që bëjnë joga përjetojnë dhimbje muskuloskeletare nga pozat e ndryshme, prandaj duhet të keni kujdes. Eksperti i jogas Dustin Brown rekomandon të filloni ngadalë dhe me ushtrime fillestare prandaj mos u përpiqni të bëni gara me personin afër jush, i cili bën joga prej disa vitesh.
Ndjenja e fryrjes, e gazrave dhe e vështirësive të stomakut kryesisht janë përvojë e pakëndshme, ndërkaq mundemi t’i zgjidhim me ndryshim të ushqimit. Për efekt të shpejtë, provoni ushtrimet e thjeshta joga. Këto ushtrime joga u rekomandohen personave të cilët vuajnë nga sindroma e zorrëve nervoze dhe gazrave.
Ushtrimet janë shumë të thjeshta dhe nuk kërkojnë lodhje fizike. Shumica e njerëzve të cilët i kanë provuar këto ushtrime theksojnë që janë liruar nga fryrja dhe “tendosja” në pjesën e stomakut, si edhe ndiejnë lehtësim që pas treningut të parë. Këto ushtrime mund t’i përsërisni sipas nevojës, përkatësisht çdo herë kur ndieni që stomaku ju është i fryrë.
Joga është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur në formë dhe të shëndetshme. Jo vetëm që rrit fleksibilitetin dhe shkathtësinë, por joga e rregullt gjithashtu mund t’ju lërë energjikë, më të fortë dhe më të qetë, duke lehtësuar stresin. Megjithatë, shumë ekspertë mendojnë se praktika shpesh është e tepruar, duke çuar në shumë probleme shëndetësore. Joga është e sigurt nëse bëhet në një sasi të moderuar, veçanërisht nëse praktikoni një shumëllojshmëri stilesh të ndryshme.