Celebrities Gossip Showbiz

Disa postime të Butrintit po na bëjnë të mendojmë se mund të ketë një projekt të ri nga artisti?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Vetëm pak para minutash në Instastory këngëtari ka postuar disa foto të animuara me të cilat na ka berë të gjithë kureshtarë. Artisti nuk ka zgjedhur të na japë një koment lidhur me to dhe ne na shkon në mendje mos ndoshta këto postime kanë të bëjnë me një projekt të ri të Butrintit dhe ai po na paralajmëron për këtë?

Vetëm pak muaj ka nga lançimi i projektit të tij më të fundit në bashkëpunim me reperin dhe mikun e tij Don Xhoni. ‘Corazon’ një këngë e cila padyshim theu çdo rekord duke numëruar miliona klikime në vetëm pak ditë. Edhe pse u publikua në ditët e ftohta, videoklipi i xhiruar në Dubai mes djemve padyshim na jep një ‘vibe’ shumë veror. Aktualisht kënga numëron 41 milion klikime në platformën YouTube.