Celebrities Film & Tv Showbiz

Disney jep lajmin e rëndësishëm për ‘Jungle Cruise’!

“Jungle Cruise” është një film shumë i pëlqyer nga i gjithë publiku. Në këtë film bëjnë pjesë edhe dy aktorët e famshëm Dwayne Johnson dhe Emily Blunt. Disney njoftoi se puna për filmin e dytë ka filluar dhe se Dwayne Johnson dhe Emily Blunt po kthehen në ‘xhungël’ së shpejti.  Të dy aktorët do të përsërisin rolet e tyre që nga filmi i parë.

Përveç dy yjeve kryesore që do të kthehen, Michael Green, i cili bashkë shkroi skenarin e filmit të parë, do të shkruajë edhe të dytin. Regjisori Jaume Collet-Serra pritet ta drejtojë përsëri. “Jungle Cruise” ka përjetuar një sukses, pavarësisht se ka dalë në një kohë kur njerëzit ishin me mëdyshje që të shkonin apo jo në kinema. Sipas ‘Box Office Mojo’ filmi ka kapërcyer shifrën prej 100 milionë dollarësh në vend dhe ka fituar rreth 86 milionë dollarë ndërkombëtarisht deri më sot.

Ka qenë një ngritje e ngadaltë në këto shifra për filmin bazuar në udhëtimin e Disneyland, ku njerëzve iu duhej që të paguanin për ta transmetuar në Disney+. Kritikët, megjithatë, kanë qenë më pak dashamirës ndaj filmit. Por përsëri “Jungle Cruise” ka një rezultat 92% të audiencës ndërkohë që fansat e kanë pritur goxha mirë.

Sidoqoftë, para se dyshja e akotrëve të marrin në dorë kontrollin për të xhiruar, na duhet të presim sepse edhe Blunt dhe Johnson kanë projekte të tjera në horizont. Johnson aktualisht është duke filmuar një rol të interpretimit të zërit për “League of Super Pets”, një film i animuar për kafshët shtëpiake të disa prej heronjve më të famshëm në botë. Ai do të luajë në rol së bashku me bashkëpunëtorin e vjetër Kevin Hart dhe bashkëshortin e Blunt, John Krasinski.

Blunt është në procesin e xhirimit të “The English”, një serial televiziv që ndjek një grua teksa kërkon hakmarrje ndaj burrit që vrau djalin e saj. Gjithashtu flitet se ajo do të përsërisë rolin e saj të Ritës në “Live Die Repeat”, një vazhdim i “Edge of Tomorrow”, i cili aktualisht është duke u prodhuar paraprakisht.