Celebrities Gossip Showbiz

Ditë të këqija për aktorin e njohur, Will Smith hyn në qendër rehabilitimi!

Së fundmi, aktori i njohur Will Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të stresit që i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscar. Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze.

Will Smith jo vetëm që u kritikua ashpër pas incidentit, por ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”. Një burim tha për tabloidin britanik se:

Kjo është padyshim beteja më e madhe e karrierës së tij. Është një qendër rehabilitimi ku kanë shkuar shumë yje të tjerë të botës së spektaklit dhe Smith do të përpiqet që të gjejë një mënyrë për të ecur përpara. Ai shpreson që të kthehet dhe të shpëtojë reputacionin e karrierën e tij.

Ai që u duk si një skeç i pafajshëm me nota humori nga ana e komedianit, Chris Rock dhe që në fillim u intepretua si i tillë nga të pranishmit e ata që ndoqën ceremoninë, u kthye në një incident të pakëndshëm, në një akt dhune. Will Smith, nuk e gëlltiti batutën për flokët e bashkëshortes, e cila vuan nga një sëmundje autoimune që shkakton rënien e tyre.

Aktori iu drejtua skenës e nuk i rezistoi tundimit për t’i dhënë një shuplakë të fortë Rock kur ky i fundit po prezantonte fituesin për kategorinë e dokumentarëve. Ndërkaq, së fundmi mësohet se Bordi i Guvernatorëve të Akademisë ka ricaktuar një takim për të diskutuar shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock. Ky veprim vjen pas vendimit të Smith për të dhënë dorëheqjen nga Akademia.