Thashethemet po marrin dhenë në mediat rozë: aktori i njohur Will Smith dhe ylli i muzikës e kinemasë Jennifer Lopez thuhet se janë në një lidhje romantike.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë online, dyshja është parë disa herë bashkë, duke ndezur menjëherë dyshimet për një romancë të mundshme. Edhe pse një kombinim i tillë konsiderohet i papritur nga fansat, kjo nuk i ka penguar rrjetet sociale të shpërthejnë në komente dhe spekulime.
Deri më tani, as Will Smith dhe as Jennifer Lopez nuk kanë konfirmuar apo mohuar lajmet, duke lënë gjithçka në kuadrin e thashethemeve.
Kimia e supozuar mes tyre ka nxitur diskutime të shumta për mënyrën si perceptohen marrëdhëniet e famshmeve dhe sa shpejt mund të ndërtohen narrativa në opinionin publik, edhe pa një deklaratë zyrtare.
Kujtojmë se të dy, si Smith ashtu edhe Lopez vijnë nga divorcet e tyre.