Celebrities Design Fashion Health & Beauty

Do të bini në dashuri me koleksionin e ri të Donatella Versace dhe ikonës së muzikës Dua Lipa!

Dua Lipa bëri përpjekjen e saj të parë në fushën e modës, në dizajn, sigurisht një bashkëpunim me shoqen e saj Donatella Versace, me ide të qarta në mendje ato përgatitën idenë për koleksionin “La Vacanza”. Dua në një konferencë për shtyp dhe në një pamje paraprake në Kanë, disa orë përpara se koleksioni të zbulohej në një prezantim të suksesshëm në Rivierën Franceze u shpreh se:

Ne vendosëm ta bënim atë në një natë në Nju Jork. Donatella dhe unë kemi bërë shumë së bashku me kalimin e kohës, por mundësia për të hyrë në atelie dhe për të qenë pjesë e historisë së Versace ka qenë absolutisht magjepsëse.

Marrëdhënia e ngushtë e këngëtares me shtëpinë e modës filloi në vitin 2018, kur ajo veshi një palë rroba banje Versace 2018 të  koleksionit pranverë/verë në printin e saj Tresor de la Mer për të performuar hitin e saj të mrekullueshëm “New Rules” në Brit Awards. Dua tregoi gjithashtu:

Donatella më ka mbështetur që në fillim. Ajo performancë britanike ishte shumë e veçantë për mua.

Në vitet që pasuan, ylli ka veshur Versace në Grammy, ka modeluar koleksionet e tij në faqet e British Vogue dhe ka hapur shfaqjen e Donatella-s pranverë/verë 2022 në Javën e Modës në Milano. Ndërsa markat luksoze që rekrutojnë ambasadorë të famshëm nuk është asgjë e re, një yll që ftohet të eksplorojë një arkiv të shtëpisë së modës dhe të ketë një dorë në dizajnimin e një koleksioni është diçka krejtësisht tjetër.

Ndihem sikur tani e njoh historinë e Versace-s nga brenda dhe ndihem shumë me fat që pata mundësinë të zhytem në të gjitha këto. Fillova të bëja skica të vogla… do t’i dërgoja Donatellës dhe e pyesja si mendon? Dhe vërtet nuk mund të vizatoj fare! Por ne kemi një gjuhë kaq të përbashkët… ne ishim në gjendje të zbulonim idetë nga njëra-tjetra. 

Ishte një përvojë e veçantë jo vetëm për Dua Lipën, por edhe për Donatellën e cila duke shpjeguar se këngëtarja solli njohuri të vlefshme se si Gen-Z dëshiron të interpretojë pamjet e arkivit në një mënyrë bashkëkohore. Vetë Donatella tregoi në Kanë se:0

Të kem një zë jashtë ekipit tim më tregon se si e sheh ajo Versace dhe është kaq e rëndësishme. Dua përfaqëson gruan e sotme: ajo është e sigurt, e fortë dhe ka aftësinë të ndikojë te njerëzit – jo vetëm sepse është e famshme, por për shkak të vlerave të saj.

Koleksioni La Vacanza, i cili është i disponueshëm për t’u blerë menjëherë pas shfaqjes kombinon firmat e Versace me shenja dalluese të stilit të këngëtares.

Flutura është diçka që ne e lidhëm shumë herët. Është argëtuese, është flirt.

Një fustan vezullues me një sup me një efekt bruz ombre merr frymëzim nga rrjeta metalike e Versace.

Ne po përpiqemi të krijojmë identitetin shumë klasik të rrjetës metalike Versace, por ta bëjmë atë pak më të aksesueshëm.

Pjesë të tjera të La Vacanza janë jashtëzakonisht të veçanta.