Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Po mundohem të mos e gjej atë…”/Reagon ish-partneri i Dua Lipas pasi ajo u shfaq me të dashurin e ri në Festivalin e Kanës!

Ylli i muzikës pop Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën së fundmi shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë. Këngëtarja 27-vjeçare me origjinë shqiptare konfirmoi në mars se ishte në lidhje me regjisorin 41-vjeçar Romain Gavras. Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien shumë private.

Këngëtarja e njohur arriti të ishte në qendër të vëmendjes dhe të shkëlqente me paraqitjen e saj me partnerin e ri. Shumë e pëlqyen dhe shumë të tjerë jo, ndër ta edhe ish-partneri i artistes, Anwar Hadid. Ai ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram me një foto në InstaStory ku ka shkruar:

Po mundohem të mos e gjej atë dhe ta vras.

Ndjekësit dyshojnë se reagimi Anwar mund të jetë në lidhje me raportin e ri që Dua ka me Romain Gavras. Kujtojmë gjithashtu se Dua dhe Anwar, vëllai i motrave Hadid patën një lidhje 2-vjeçare dhe ndarja erdhi papritur. Shkak i ndarjes thuhet se u bë distanca mes tyre pasi këngëtarja prej disa kohësh qëndroi në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York. Në atë kohë Dua në një intervistë u shpreh:

Kapitulli i ardhshëm i jetës time është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë: “Ua Dua shkoi në darkë e vetme”. Por nuk më intereson, këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur.