Celebrities Gossip Showbiz

Dokumentari i ri mbi jetën e Britney Spears pa dëshirën e saj?!

Platforma e famshme ”Netflix” ka paralajmëruar një dokumentar, fokusi i të cilit do të jetë mbi jetën e këngëtares së famshme amerikane, Britney Spears. Dokumentari mban titullin “Britney vs Spears” dhe kryesisht do të trajtojë bujën e madhe të këngëtares në lidhje me kujdestarinë ligjore nga i ati i saj.

”Netflix” publikoi disa sekonda nga projekti në fjalë i cili është nën regjinë e Erin Lee Carri. Dokumentarit “Britney vs Spears” i është dashur një vit deri në realizimin final, ndërkaq akoma nuk është bërë e ditur data e premierës së tij.

Së fundmi, “Page Six” ka bërë me dije se Britney Spears nuk e mbështet dokumentarin e ri mbi jetën e saj. Një burim tha se:

Ky është një dokumentar tjetër i paautorizuar, pa bekimin ose pjesëmarrjen e saj.

Regjisorja e dokumentarit, Erin Lee Carr, tha në një intervistë për” Los Angeles Times”, se ajo u përpoq të kontaktonte me Spears për projektin.

Unë u përpoqa ta kontaktoja në mënyrë të vazhdueshme. Por më duhej ta pranoja se nuk kishte gjasa të ndodhte ndonjëherë.

Carr tha se madje i dërgoi një letër këngëtares dhe shtoi se është e sigurt që ajo e ka lexuar, por sipas saj, Britney është aktualisht e fokusuar tek i fejuari. Rikujtojmë, se para disa ditësh, ylli i popit zbuloi lajmin e lumtur përmes rrjetit social Instagram, se ishte fejuar me të dashurin e saj Sam Asghari, teksa tregonte unazën e fejesës me diamant.

Të shumtë kanë qenë të famshmit të cilët nuk kanë ngurruar t’i urojnë dhe t’i japin bekimet çiftit më të ri të zyrtarizuar. Ndër ta ka qenë edhe ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, i cili i uroi yllin e muzikës pas lajmeve të fejesës së saj me aktorin Sam Asghari.

Menjëherë pas këtij lajmi të gëzueshëm, Spears habiti me veprimin e saj teksa fshiu llogarinë në Instagram. Por mesa duket, ajo kaloi më pak se një javë larg nga Instagram para se të njoftonte kthimin e saj në rrjetin social. Megjithatë, disa fansa po pyesin nëse është vërtet këngëtarja që po përdor llogarinë apo jo.