Tech

Dominimi i TikTok shqetëson Google, njihuni me risinë e fundit në YouTube!

YouTube dëshiron të rrisë shpejt numrin e videove të shkurtra “Shorts” të disponueshme në platformën e tij, në mënyrë që të konkurrojë më mirë me TikTok. Për të ndihmuar me këtë përpjekje, kompania po nxjerr një mjet të ri që i kthen videot ekzistuese të YouTube në Short në pak çaste. Përditësimi, i disponueshëm tani në aplikacionin e YouTube, i lejon krijuesit të një videoje të zgjedhë me lehtësi një segment të çdo videoje që ka ngarkuar më parë, më pas ta publikojë atë klip si përmbajtje YouTube Shorts.

Lëvizja tregon se sa shumë i shqetësuar është Google, kompania mëmë e YouTube, për dominimin e TikTok me videot në formë të shkurtër. Aplikacioni i përditësuar i lejon krijuesit të zgjedhin një pjesë të videos së tyre me gjatësi deri në 60 sekonda dhe ta kthejnë atë në përmbajtje Shorts duke përdorur të njëjtat mjete redaktimi me të cilat janë njohur brenda aplikacionit. Nëse zgjedhja e tyre është më pak se 60 sekonda e gjatë, ata më pas mund të xhirojnë video shtesë duke përdorur kamerën Shorts ose mund të shtojnë video në galeri për të përfunduar përmbajtjen e tyre Shorts 60 sekonda.

Ndërkaq, rikujtojmë se zyrtarë të rrjetit social, Instagram, kanë thënë se do të shtyjnë për pak kohë përditësimin e aplikacionit me mundësitë e reja, pas pakënaqësive të shprehura nga njerëz me ndikim. Në kuadër të transformimit ishte paraparë rritja e përmbajtjes me video dhe rekomandimi i tyre më i shpeshtë. Megjithatë, përdoruesit kanë thënë se diçka e tillë bllokon përmbajtjen e miqve të tyre. Më herët gjatë kësaj jave, shefi i Instagram-it, Asam Mosseri, ka postuar disa video në Twitter duke i bërë të ditura ndryshimet, ndonëse ka thënë se dëshiron “të vazhdojë mbështetjen për fotografitë”.