Bota Tech

Donald Trump në “luftë” të vazhdueshme me rrjetet sociale, çfarë ka ndodhur këtë herë?

Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka zbuluar se do të hedhë në gjyq drejtuesit ekzekutiv të rrjeteve gjigande sociale si Facebook, Twitter dhe Google. Trump pretendon se kompanitë e mediave sociale shkelën Amendamentin e Parë duke e pezulluar atë dhe përdoruesit e tjerë nga rrjetet e tyre.

Para gjashtë muajsh ish presidenti u pezullua fillimisht përkohësisht edhe më pas përgjithmonë nga të trija platformat. Twitter-i i pezulloi përgjithmonë llogarinë, Trump-it. Kompania duke iu referuar trazirave të 6 janarit ku mbështetës të tij sulmuan Kongresin tha se:

Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Trump e kontekstit rreth këtyre postimeve, morëm vendimin për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës.

Nga 7 janari, edhe Facebook e Instagram i bllokuan llogaritë Donald-it për të paktën dy javë. Kompania tha se postimet e ish-Presidentit shkelën politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e ish-Presidentit kishin “shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol. Kujtojmë që më herët Twitter pezulloi për 12 orë llogarinë e Trump.

Rikujtojmë, se edhe “YouTube” vendosi të pezullojë për një javë kanalin e Donald Trump-it për postimin e një videoje që nxiti dhunë. Pasi llogaria e tij vijon të jetë e pezulluar në Instagram, Facebook apo Twitter, ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hapur një blog personal për të komunikuar me njerëzit. Blogu titullohet “Nga Tavolina e Donald J. Trump”.