Bota Celebrities

Drama më e madhe e jetës së saj, ndërron jetë nipi i Sharon Stone!

Së fundmi, nipi i aktores së njohur Sharon Stone, River William Stone ka ndërruar jetë. Gjendja e tij u përkeqësua orët e fundit. Ai do të mbushte 1-vjeç më 8 shtator. Ditët e fundit, aktorja kishte treguar historinë e tij duke i ftuar të gjithë të luteshin për të. Stone, e cila ishte në Venecia duke xhiruar një reklamë për Dolce & Gabbana, u kthye dje në Shtetet e Bashkuara sepse situata ishte përkeqësuar.

Aktorja ditët e fundit kishte postuar një fotografi të fëmijës së intubuar në Instagram duke treguar dramën që po përjetonte, për të dhënë lajmin e vdekjes me një postim tjetër; një video të vogëlushit që luante i lumtur. Djali i Patrick Stone, vëllai më i vogël i Sharon, ishte në gjendje të rëndë ditët e fundit dhe u transferua në urgjencë. Ai u diagnostikua me “mosfunksionim total të organeve”. Një gjendje dëshpëruese nga e cila ai nuk mund të shërohej.

Rikujtojmë, se Stone kohët e fundit po pretendon se po kërcënohet me punën e saj pasi bëri kërkesë që të gjithë ata që punojnë në një set me të, të jenë të vaksinuar kundër COVID-19. Ylli i ‘Basic Instinct’ dëshironte që të gjithë ata që punojnë me të, të vaksinoheshin kundër virusit, ndërsa ajo përgatitet të shkojë në Atlanta për të filmuar një seri të re televizive së shpejti.

Në një video të bërë për ‘Deadline’, Sharon ka shprehur se i është ofruar një punë shumë e mirë, që ajo me të vërtetë ka dëshirë ta bëjë, në Atlantë. Ajo është shumë e revoltuar prej ngjarjeve të ndodhura dhe faktin se e kërcënojnë me punën e saj.

Gjithashtu kohët e fundit artistja e njohur vendosi të bëjë publike disa nga pjesët e librit të saj autobiografik. Në këtë libër, ajo vendosi të zbulojë se gjatë karrierës së saj, Sharon ka patur disa ngacmime seksuale. Një deklaratë e tillë i ka shokuar të gjithë dhe lajmi ka tërhequr më shumë vëmendje prej faktit se ngacmimi ka ardhur nga një producent i njohur, të cilit emri i qëndron anonim.