Gossip Showbiz

“Ajo e dinte…” regjisori i njohur hedh poshtë akuzat e Sharon Stone!

Aktorja e njohur, Sharon Stone para disa kohëve vendosi të bëjë publike disa nga pjesët e librit të saj autobiografik. Në këtë libër, ajo vendosi të zbulojë se gjatë karrierës së saj, Sharon ka patur disa ngacmime seksuale. Një deklaratë e tillë i ka shokuar të gjithë dhe lajmi ka tërhequr më shumë vëmendje prej faktit se ngacmimi ka ardhur nga një producent i njohur, të cilit emri i qëndron anonim.

Siç është shprehur aktorja, ai i ka shprehur se dëshironte të shihte një raport seksual të vërtetë mes saj dhe protagonistit, e gjithë kjo për arsye që filmi të jepte një impakt më të mirë dhe të ndihej një kimi e vërtetë. Sharon është shprehur se producenti i ka treguar asaj se për të qënë një aktore e vërtetë duhet të bënte seks në të vërtetë, kjo thjesht për të krijuar kimi brenda në film.

Producenti gjithashtu rrëfehet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të vërtetë gjatë kohës kur ka qenë aktor në një film të luajtur krah Ava Gardner. Producenti anonim mesa duket ishte i bindur se në këtë mënyrë ndihma do të ishte shumë e madhe edhe për protagonistin tjetër për të pasur një aktrim më të mirë.

Por, pas këtyre deklaratave tronditëse, regjisori Paul Verhoeven ka vendosur të reagojë. Verhoeven e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të Stone duke e cilësuar si të “pakonceptueshme”.

Ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënim. Unë i thashë asaj se skena ishte bazuar në historinë e një gruaje që e njihja kur isha student, e cila bënte kryqëzimin e këmbëve pa brekë rregullisht në festa.

Rikujtojmë, se së fundmi Sharon po shijon lidhjen e saj të dashurisë me një reper 25-vjeçar. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se aktorja dhe reperi RMR, po kalojnë kohë së bashku dhe po argëtohen me njëri-tjetrin.