Auto & Moto Travel

Dubai prezanton modelin e parë të makinës fluturuese!

Taksitë fluturuese mund të jenë gati më shpejt nga sa mendoni, pasi Dubai shpreson të nisë shërbimin e tij “air ridesharing” deri në vitin 2026. Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashid al Maktoum ka njoftuar miratimin e projekteve për stacionet e reja të taksive ajrore në të gjithë qytetin.

Ai tha se shërbimet do të fillojnë të funksionojnë brenda tre vjetësh pasi u promovuan për herë të parë në 2017. Një video promovuese, e cila u postua gjithashtu në Twitter nga HH Sheikh Muhamed, tregon një taksi fluturuese elektrike të prodhuar nga Joby Aviation, e cila ka selinë në Santa Cruz, Kaliforni.

Kompania amerikane e aviacionit, duke theksuar inovacionin pas një takimi me liderin, postoi në Twitter se Dubai ka një ekonomi me rritje të lartë, me inovacion të lartë dhe se ishte i nderuar të prezantoj Joby dhe të diskutojë se çfarë mund të bëjë linja ajrore për Dubain.

Rikujtojmë, se kompania Archer Aviation ka thënë së fundmi se synon të prodhojë rreth 250 taksi ajrore elektrike me bateri në vitin 2025 dhe të rrisë prodhimin në vitet në vijim, pasi vendosi një qëllim për të certifikuar aeroplanin e saj deri në fund të vitit 2024. CEO, Adam Goldstein për Reuters tha në një intervistë se:

Në vitin tonë të parë, ne do të ndërtojmë 250 aeroplanë, në vitin tonë të dytë ne do të ndërtojmë 500 aeroplanë, në vitin tonë të tretë do të ndërtojmë 650 aeroplanë dhe më pas do ta rrisim atë në rreth 2,000 në vit.