Health & Beauty Lifestyle

Duhet apo nuk duhet ndërprerë gjidhënia kur ju zë gripi?! Mësojeni…

Frika më e madhe e të gjithë nënave kur i zë gripi është transmetimi i infeksionit te foshnja. Mbrojtja më e mirë për beben është të vazhdohet t’i jepet gji. Madje edhe nëse bebja sëmuret, procesi i shërimit do të jetë më i lehtë dhe më i shpeitë nëse nëna vazhdon t’i japë gji. Krahas kësaj, mund të ndodhë që edhe bebja të transmetojë infeksionin te nëna, mirëpo nuk shfaq simptoma sëmundjeje sepse ushqehet me gji.

Gjithashtu, infeksioni i gjirit që mund të manifestohet jo rrallë me çiban (lungë) në thimtha dhe që mund të shoqërohet me dhembje, nuk është arsye për ndërprerje të gjidhënies. Ndërkaq, është më e sigurt që infeksioni më shpejt do të eliminohet nëse nëna vazhdon ta ushqejë beben me gji.

Jemi zyrtarisht në sezonin e gripit dhe për prindërit meraku kryesor janë fëmijët. “Me kaq shumë ftohje sa po ndodhin tani, mund të jetë shumë e vështirë të dini se frymëmarrja e fëmijës suaj është diçka për të cilën duhet ta çoni apo jo atë te mjeku”, tha Dr Sara. Mjekja ka shpjeguar si të vlerësoni frymëmarrjen e fëmijës suaj dhe të kuptoni a është koha të shkoni te mjeku apo jo.

I ftohti dobëson trupin, gjë që pengon sistemin tuaj të imunitetit të luftojë kundër sëmundjeve dhe të funksionojë normalisht. Ndryshimet e papritura të temperaturës shkaktojnë stres për trupin dhe ai duhet të “punojë” më shumë për të ruajtur temperaturën e tij konstante. Hulumtimet kanë treguar që kjo rrit shfaqjen e mpiksjes së gjakut gjatë dimrit.