Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Duhet të shtrohet në spital…”/Ndryshimi drastik në peshë i Nicole Kidman shqetëson të afërmit dhe miqtë e saj!

Shfaqja e fundit në publik e aktores së njohur Nicole Kidman thuhet se i ka bërë miqtë dhe familjen e saj mjaft të shqetësuar për shëndetin e saj. Aktorja 56-vjeçare, e cila ka humbur mbi 20 kilogramë në muajt e fundit, u pa në CMA Awards muajin e kaluar dhe dukej mjaft e dobët. Burimet kanë bërë të ditur për RadarOnline.com se humbja e peshës së Kidman është bërë aq ekstreme sa kockat e saj janë duke i dalë nga trupi. Një mik i saj u shpreh:

Ajo është dobësuar aq shumë, kockat e saj po duken shumë dhe gjymtyrët e saj duken sikur mund t’i marrë era. Ajo ka humbur aq shumë peshë sa duket se duhet të shtrohet në spital.

Burimet pohojnë se humbja e peshës së Kidman është motivuar nga dëshira për të konkurruar me aktore më të reja, si Jennifer Lawrence dhe Margot Robbie. Një burim i brendshëm shton gjithashtu se:

Nicole është e tmerruar se koha e saj ka kaluar. Por ajo është e bindur se humbja e peshës vetëm do ta bëjë veten të duket më mirë!

Burri i Kidman, Keith Urban, thuhet se është i shqetësuar për shëndetin e saj dhe i ka kërkuar asaj që të kujdeset më shumë për veten.

Keith është çmendur, ai e sheh atë duke u tretur dhe e ka paralajmëruar se duhet të kujdeset më shumë për veten por gjithçka duket se po bie në vesh të shurdhër! Ajo nuk sheh ndonjë rrezik.

Përfaqësuesit e Kidman nuk kanë komentuar ende në lidhje për humbjen e saj në peshë.