Celebrities Gossip

Nicole Kidman zhgënjen fansat me qëndrimin e saj kundrejt ‘Balenciaga-s’!

Aktorja e njohur Nicole Kidman është kritikuar për refuzimin e denoncimit të Balenciaga-s, pavarësisht reagimeve të shumta që ngjalli xhirimi i fundit që vendosi fëmijët së bashku me artikujt me temë BDSM. Ylli i filmave, do të marrë pjesë në fushatën e markës së modës “Spring 2023”, e cila u zbulua javën e kaluar pikërisht kur shpërtheu skandali.

Fansat që atëherë kanë vërshuar me komente në Instagramin e saj me thirrjet që ajo duhet të denoncojë markën ose të japë një deklaratë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e aktores, pasi ajo ka vendosur të qëndrojë e heshtur në lidhje me skandalin.

Në postimin që 55-vjeçarja kishte vënë në dijeni fansat se do të prezantojë koleksionin e pranverës të ‘Balenciaga’-s fansat reaguan menjëherë. Ata shkruan:

Nicole ju jeni shumë e ëmbël. Hiqni dorë nga kjo kompani! Do të humbisni shumë fansa! Jam shumë i zhënjyer.

Të kam pëlqyer gjithmonë Nicole, por jam i tronditur që nuk ke thënë asgjë për fotot e tmerrshme që postoi kjo markë që përfaqëson. Turp për ju që e mbështesni. Pse jeni lidhur me këtë kompani? Prisja më mirë.

Një tjetër fanse iu referua yllit televiziv Kim Kardashian, e cila bërë një deklaratë në lidhje me markën teksa shkruan:

 Të paktën @kimkardashian ka folur. Pse ju po heshtni?

Kidman, e cila ka dy vajza me bashkëshortin Keith Urban dhe dy fëmijë të birësuar me ish-in Tom Cruise, u pyet gjithashtu se si do të ndihej nëse fëmijët e saj do të ishin paraqitur në fushatë. Gazeta “MailOnline” ka kontaktuar Kidman dhe Balenciaga për koment, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Reagimi vjen pasi ‘Balenciaga’ u padit në lidhje me fushatën reklamuese me shfaqjen e fëmijëve që mbanin arushë pelushi me pajisje BDSM për promovimin e koleksionit të saj pranveror.

Rikujtojmë, se për një nga stilistet e njohura të Balenciaga-s, kritikët në rrjet kanë shfaqur disa imazhe shqetësuese të punës së saj. Lotta Volkova, e lindur në Rusi, u transferua në Londër në moshën 17-vjeçare për të studiuar në institucionin e modës me famë botërore, Central Saint Martins.