Celebrities Fashion Gossip Showbiz

“Duket si një personazh i Minecraft…”/Veshja e Kim Kardashian në shfaqjen e Louis Vuitton konsiderohet si më e keqja!

Shfaqja e parë e modës e Louis Vuitton nga Pharrell Williams u prit me emocione të mëdha në Paris, ku të pranishëm ishin yje si si Beyonce, Rihanna, Jay Z, Kim Kardashian, Jared Leto dhe ylli i NBA-së, LeBron James. Veçanërisht ylli televiziv Kim vodhi gjithë vëmendjen me veshjen e saj, e cila ngjalli shumë interes.

Kardashian mori pjesë në këtë ngjarje e veshur me një kostum sportiv dhe me një pallto leshi deri në dysheme. Disa reagime në Twitter ishin kritika ndaj kësaj veshje, duke e cilësuar atë si “pamjen më të keqe të të gjitha kohërave”. Madje disa u përpoqën të ishin qesharakë: “Pse duket si një personazh i Minecraft?

Rikujtojmë, se në një episod të fundit të ‘Keeping up with the Kardashians’, Kardashian hapi zemrën teksa po fliste me nënën e saj. Mesa duket, ka shumë situata shqetësuese që po ndodhin ende me ish-partnerin e saj Kanye West që do të krijonin një skandal të madh nëse pjesa tjetër e botës do të dinte për to. Edhe pse reperi duket se po shkon mirë për sa i përket jetës së tij sentimentale dhe pasurisë, Kim la të kuptohej se problemet e tij personale janë intensifikuar.