Celebrities Gossip Showbiz

Dy divat e showbiz-it sërish bashkë! Një super surprizë nga Elvana Gjata dhe Dhurata Dora sonte…

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. E më i fundit që do të publikohet sonte është pikërisht një duet me mikeshën e saj, Dhurata Dorën që do të mund ta dëgjojmë sonte. Këtë e kanë bërë me dije vetë bukuroshet të cilat me anë  të një postimi në llogaritë e tyre në Instagram kanë zbuluar një pjesë nga videoklipi dhe kënga duke na treguar dhe titullin ‘Rrotullo’.

Ky është bashkëpunimi i tretë që dy artistet kanë së bashku.

Si thoni për pak muzikë të re sonte? Rrotullo sonte në 19:30

E përfolur shpesh për jetën e saj private, megjithatë ende asgjë e konfirmuar Elvana ka zbuluar pak më shumë. Në një nga koncertet e saj, teksa ka performuar këngën ‘EX’, kur e ka postuar në Instagrami-n e saj krahas ka shkruar një pjesë të tekstit që dukej si një dedikim.

Nga ana tjetër, Dhurata Dora sapo ka publikuar albumin e saj ‘Dhurata’ me disa këngë të cilat po numërojnë miliona klikime në platformën YouTube duke rezultuar një projekt shumë i suksesshëm për këngëtaren.