Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm një një këngë, por Dhurata ka një ‘dhuratë’ shumë të bukur për ndjekësit e saj!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Vetëm pak kohë pas këngës së saj më të fundit, artistja ka vendosur të vijë me një “dhuratë” për ndjekësit. Këngëtarja së fundmi përmes llogarisë së saj në Instagram ka ndarë lajmin se ka gati albumin e ri të titulluar “Dhurata”, i cili do të publikohet më 3 mars.

Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund publikimi i albumit tim “DHURATA” ka një datë 03.03.2023. Numërimi i ditëve për dhuratën që të gjithë ju e keni pritur kaq gjatë ja filloi, edhe unë nuk kam mundur të jem më lumtur se kaq. Bëhuni gati për të hapur këtë kuti magjike. Ky album është një dhuratë për mua edhe për gjithë mbështetësit e mi që më kanë shtyrë për të punuar çdo herë më shumë e më shumë. Jam shumë falenderuese për të gjithë njerëzit rreth meje dhe shpresoj që “DHURATA” ka me ju pëlqyer edhe ju aq sa më pëlqen mua. 03.03. 2023 ruje datën për të hapur dhuratën.

Dhurata shpesh na ka surprizuar me bashkëpunime me artistë të huaj që jo vetëm pëlqehen nga ndjekësit por kthehen në një sukses të vërtetë. Thënë kjo nga hiti ‘Zemër‘ në duet me këngëtarin Soolking që numëron mbi 750 milion klikime në platformën YouTube. Duke vazhduar me të tjerë artistë të njohur ndërkombëtar si GIMSLuciano apo Azet.

E duket se tregu ndërkombëtar ‘i rri më së miri’ bukuroshes, e cila pak javë publikuar ‘Yummy’ bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Stefflon Don dhe këngëtaren INNA të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.