Celebrities Gossip Showbiz

E akuzuan se ka shkelur ligjin, Zaimina fakton të kundërtën!

Këngëtarja është akuzuar se ka kaluar kufirin e Morinës së bashku me fëmijët e saj pa prokurën e të atit të fëmijëve. Zaimina e ka mohuar një gjë të tillë dhe është shprehur se as nuk ka qenë në dijeni të lajmeve që kanë qarkulluar, pasi ka qenë duke u kushtuar gjithë kohën kujdesit ndaj fëmijëve të saj.

Vetëm pak para minutash, bukuroshja ka postuar në Instastory foto të pashaportës së saj duke treguar vendin dhe datën e daljes së saj nga Shqipëria, gjë që nuk përshtatej me përgjimet e SPAK dhe çfarë u përfol në media. Bashkangjitur fotove ajo ka shkruar:

Një pyetje kam unë, a punon sistemi tims në Morinë?

Me këtë ajo u është përgjigjur të gjitha akuzave që janë ngritur deri tani.

Rikujtojmë se, para disa kohësh Zaimina u emërua si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Që prej datës 10 qershor të vitit me vendimin e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi, këngëtarja ishte në këtë pozicion pune në shtet edhe pse pa shkollimin e duhur për të kryer këtë profesion.