Celebrities Showbiz

“E gjithë bota dhe zemra ime”, Channing Tatum publikon për herë të parë foton e vajzës së tij!

Lidhja e veçantë që aktori Channing Tatum ka me vajzën e tij dhe shpirti i saj i lirë, është ajo çfarë e inspiroi atë që të shkruante librin e parë për fëmijë, të titulluar “The One and Only Sparkella”.

Aktori i famshëm 41-vjeçar, postoi një foto në “Instagram” me vajzën e tij 8-vjeçare duke kaluar kohën së bashku në plazh, duke shënuar kështu herën e parë që ai ka ndarë publikisht një foto të fytyrës së Everly. Në foto, Tatum duket që mbështjell krahët e tij rreth Everly, e cili po vështronte qiellin gjatë një mbrëmje në plazh. Ai shkruan në foto:

Ti e vogla ime je gjithçka për mua! Ti je e gjithë bota ime dhe zemra ime!

Aktori më pas dha një sqarim për foton, duke komentuar momentin e veçantë baba e bijë:

Everly ishte duke parë hënën e plotë në këtë foto dhe duke më thënë profecinë e sirenës së hënës së plotë dhe pastaj ne vrapuam në ujë dhe e kërkuam atë dhe luajtëm me shkopinj që shkëlqejnë në ujin e natës duke thirrur sirenat. Ti the se preke një sirenë me kokë tullace dhe se pe një bisht. Një ditë ti do ta lexosh këtë dhe shpresoj të qeshësh.

Ndërsa Tatum dhe ish-gruaja e tij Jenna Dewan, me të cilën ai ndan kujdestarinë për Everly, kanë shpërndarë fotot e saj në mediat sociale në të kaluarën, por fotografitë kanë qenë nga një kënd anësor ose ku i kanë mbuluar fytyrën.

Channing është shprehur më parë dhe për vështirësitë e të qenit një baba beqar:

Unë isha vërtet nervoz kur u bëra një baba beqar dhe duhej të rrisja një vajzë të vogël, duke mos qenë në gjendje të kisha ndihmën e një gruaje ku të mbështetesha se si të lidhesha me të ndërsa ajo rritet. Unë hulumtova në “YouTube” dhe mësova se si të bëja flokët e saj gërsheta.