Channing Tatum ka ngritur dyshime në rrjet me një postim misterioz, menjëherë pasi u raportua se ish-e dashura e tij Zoë Kravitz është fejuar me Harry Styles.
Aktori publikoi në Instagram një fragment poezie që i atribuohet John Rendell, ku flitej për ndarjen mes zemrës dhe mendjes pas një dhimbjeje të madhe emocionale.
Mesazhi i publikuar thoshte:
Truri dhe zemra ime u ndanë një dekadë më parë… më në fund nuk mund të ishim në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin.
Postimi u shoqërua me këngën “Faith’s Hymn” nga Beautiful Choru, duke shtuar edhe më shumë spekulimet mes ndjekësve.
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi mediat raportuan se Zoë Kravitz dhe Harry Styles janë fejuar pas tetë muajsh lidhje.
Burime pranë çiftit thanë se këngëtari është “çmendurisht i dashuruar”, ndërsa aktorja thuhet se është shumë e lumtur.
Kujtojmë se Zoë Kravitz dhe Channing Tatum nisën lidhjen në vitin 2021 dhe u fejuan në vitin 2023, por u ndanë një vit më vonë.
Sipas burimeve të kohës, mes tyre nuk pati konflikt të madh, por thjesht ndodheshin në faza të ndryshme të jetës dhe vendosën të ndanin rrugët.
Ndërkohë, fansat po pyesin, ishte ky thjesht një postim poetik apo një reagim i heshtur ndaj lajmit për fejesën e ish-partneres?