Celebrities Film & Tv Gossip

E kanë zënë mallkimet apo çfarë?! Shënohet një tjetër incident dramatik gjatë xhirimeve të “Rust”!

Një tjetër incident dramatik është shënuar gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. ‘TMZ’ ka raportuar së fundmi se një nga kameramanët e filmit, Jason Miller, është pickuar nga një merimangë dhe tani rrezikon t’i amputohet krahu.

Kameramani u punësua për të xhiruar skena në Bonanza Creek Ranch në Santa Fe, New Mexico, ku u pickua nga merimanga e frikshme. Familja e Miller shkruan se:

Në pak ditë ai përjetoi simptoma të rënda. Ai është shtruar në spital dhe ka duruar operacione të shumta çdo ditë, pasi mjekët po bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij nga amputimi.

Një përfaqësues i ekipit të prodhimit të “Rust” u shpreh se:

Do të jetë një rrugë shumë e gjatë drejt rikuperimit për Jason nëse ekipi mjekësor është në gjendje t’i shpëtojë krahun. Nëse në rrethana më të këqija ai humbet krahun e tij, kjo është një ngjarje që ndryshon jetën dhe është shkatërruese për Jason dhe familjen e tij. Për këdo që është në gjendje të mbështesë dhe të ofrojë kontribute për të ndihmuar Jason të kalojë këtë kohë të dhimbshme dhe sfiduese, do të ishte tepër e dobishme.

Vlen të theksojmë se seti u dëmtua nga aksidenti që rezultoi në vdekjen e Halyna Hutchins. Plumbi kishte ardhur nga një armë e mbajtur nga Baldwin, i cili besonte se ishte e sigurt. Së fundmi janë mësuar dhe fjalët e fundit të Halyana pak para aksidentit.

Nuk është diçka në rregull. Nuk është gjithçka në rregull.

Pas tragjedisë së ndodhur, Baldwin, i cili qëlloi aksidentalisht kineasten, nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Është pohuar se aktori po kalon një kohë kaq shumë të vështirë, sepse dëshiron të përqendrohet por edhe të mbështesë medoemos familjen e kineastes pasi ajo ka lënë pas bashkëshortin Matthew dhe djalin e tyre 9-vjeçar Andros.

Ndërkaq, së fundmi edhe ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur kundër aktorit Alec Baldwin, duke thënë se vdekja tragjike e Halyna Hutchins në setin e “Rust” nuk ishte një aksident. Ai u shpreh se:

Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët. Ai është i çmendur dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë, e dini, për mendimin tim, ai kishte diçka të bënte me të.