Aktualitet

Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës.

Një 29-vjeçare shqiptare  ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërkohë policia e Vlorës po merr në pyetje banorët dhe pushuesit në këtë zonë dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Reagimi i policisë:

Vlorë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.