Celebrities Film & Tv

Tragjedia në sheshxhirim, Trump nuk beson aspak në pafajësinë e Alec Baldwin madje e quan atë një njeri të çmendur!

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump së fundmi ka folur kundër aktorit Alec Baldwin, duke thënë se vdekja tragjike e Halyna Hutchins në setin e “Rust” nuk ishte një aksident. Trump foli për incidentin dhe rolin e Baldwin në të në podcastin e prezantuesit Chris Stigall. Ai u shpreh se:

Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët. Ai është i çmendur dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë, e dini, për mendimin tim, ai kishte diçka të bënte me të.

Trump tha se ai mendonte se Baldwin nuk duhej ta kishte drejtuar armën drejt një anëtari të ekuipazhit, të mbushur apo jo.

Por si mund ta marrësh një armë dhe pavarësisht nëse është e mbushur apo jo, si e merr një armë, ia drejton dikujt që nuk është as në film dhe tërheq këmbëzën, dhe e lë të vdekur? Është e çuditshme! Kush do të merrte një armë dhe do t’ia drejtonte një kinematografeje dhe do të tërhiqte këmbëzën?

Ai vazhdoi të pyeste se si arma ishte e mbushur me municion të vërtetë, duke hedhur akuza ndaj Baldwin se “ndoshta ai e ka ngarkuar atë”. Gjithë ky inat personal i Trump ndaj Baldwin, në fakt, i ka fillesat nga imitimet që ky i fundit i ka bërë ish-presidentit në “Saturday Night Live”.

I pyetur në lidhje me imitimet e Baldwin në SNL, Trump u shpreh:

Ka diçka që nuk shkon me të. Ai është një djalë i sëmurë. Dua të them, e kam parë për vite me radhë. Mendoj se ka bërë një punë të keqe duke më imituar mua.

Rikujtojmë, se aktori i njohur i Hollywood-it, Dwayne Johnson i njohur ndryshe si “The Rock” ka reaguar së fundmi në lidhje me ngjarjen tragjike teksa miku i tij, njëkohësisht aktori i famshëm Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau një kineaste në një film në New Mexico muajin e kaluar. Gjithashtu ju sjellim në vëmendje se gruaja e Baldwin, Hilaria ka treguar se është shumë e shqetësuar për bashkëshortin e saj.