Celebrities Gossip Showbiz

“E keni dit”, ja çfarë zbulon motra e Erjolës për postimin me këngën e Romeos!

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.

E ftuar sonte në Shqipëria Live me Erjona Rusi dhe Arjon Muça ka qenë motra e Erjolës, për të folur ldhur me këtë situatë. Gjithashtu e pyetur nëse është e vërtetë, motra e saj e ka mohuar këtë duke treguar se ajo ka akses në Instagramin e saj, por e menaxhon dikush që Erjola ka shumë besim.

Postimi në Instagramin e Erjolës me këngën e Romeos dhe Ledri Vulë, “E keni dit” është komentuar shumë

Motra e Erjolës: Është dikush që ka shumë besim Erjola dhe e menaxhon Instagramin, po nuk do të thotë gjë

Ti ke akses?

Motra e Erjolës: Po kam

Nëse hyn në Instagramin e saj mund ta zbulosh nëse ka apo jo mesazhe

Motra e Erjolës: Nuk i ka shkruar jam 100% e sigurtë

Po kjo kënga e Romeos

Motra e Erjolës: Po tani ndoshta e ka bër tendencioze për të provikuar më shumë

Do ishte dakord Erjola për këtë postim

Motra e Erjolës: Përderisa nk eshtë jashtë ja ka lënë me besim të plotë një personi

Mëngjesin e sotëm moderatori Ronaldo Sharka ka postuar në Instastory një foto, ku duket se ka në tavolinë teksa konsumonte kafen, telefonin e Erjolës. Ronaldo dhe Erjola janë shumë miq me njëri-tjetrin madje prezantojnë edhe në rubrikë sq bashku te “E Diell”. Duket se Ronaldo është personi që menaxhon rrjetet sociale të Erjolës dhe me këtë postim, të cilin e ka fshirë pak më vonë, ka nënkuptuar se të vërtetën e kësaj situate e ka ai në dorë.