Celebrities Gossip Showbiz

E kryqëzuan se mohoi origjinën shqiptare, reagon motra e Afërdita Dreshaj!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Përpos famës së saj shumë të madhe edhe motra e saj, Jehona Dreshaj është e njohur për publikun si një vajzë shumë e bukur dhe me hire perfekte.

Mirëpo, bukuroshja së fundmi ka qenë në qendër të portaleve pasi ka qarkulluar një video ku ajo mohon origjinën e saj shqiptare, teksa e pyesin se nga vjen në një intervistë për kalimtarë në Amerikë, vendin ku ajo jeton. E për këtë shumë e kritikuan, por pa shumë zë, modelja vendosi të reagojë lidhur me këtë.

Teksa një komentues ka shkruar në mbështetje të Jehonës se ajo nuk e ka mohuar pasi nuk është pyetur për nacionalitetin, por për qytetin se nga vjen dhe ajo ju përgjigj ashtu siç duhej, kjo e fundit reagoi duke i bërë ‘replay’ një duartrokitje në formë miratimi për komentin.

Afërdita së bashku me partnerin e saj Jakub, u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky. Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.