Aktualitet Politikë

Kritikat e Berishës ndaj Gonzatos, trupa e diplomatëve të BE-së: Të pajustifikueshme!

Pasi kryetari demokrat, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, reagon trupa e diplomatëve të BE-së. Akuzat i cilëson “të pajustifikueshme” e “të papranueshme” dhe në mbrojtje të Gonzatos, shpreh besim të plotë te profesionalizmi i tij.

“Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026

Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar.

Dje gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në rrjetet sociale, Berisha kishte një koment për ambasadorin Gonzato, duke e cilësuar “të unifikuar” me kryeministrin Edi Rama.

Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur, ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.

Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, u shpreh Berisha duke përsëritur akuza të bëra edhe më herët.