Celebrities Showbiz

E kthyer në traditë tanimë, Barack Obama ndan listën e librave të tij të preferuar të vitit 2023!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, bëri një postim në rrjete sociale për të treguar librat e tij të preferuar të vitit 2023. Ai e ndau listën e gjërave të preferuara në tre pjesë, duke vazhduar traditën e përvitshme.

Siç bëj zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, doja të ndaja librat, filmat dhe muzikën time të preferuar të vitit 2023. Së pari, këtu janë librat që më kanë pëlqyer të lexoj. Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë festave, lexoni njërin prej tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

Lista e Obama-s përfshinte libra të tillë si “The Covenant of water” nga Abraham Verghese, “The Kingdom, the Power, and the Glory” nga Tim Alberta dhe “The Vaster wilds” nga Lauren Groff. Presidenti vazhdoi gjithashtu me traditën e tij duke befasuar fëmijët për festa. Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë vizitoi një klasë në Parkside Community Academy, e vendosur në Chicago, i veshur me një kapelë Santa Claus dhe duke mbajtur një thes të kuq plot me dhurata.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)