Celebrities Gossip Sport

E la burrin e saj për shokun e tij të ekipit, Wanda Nara zbulon sekretin sesi kaloi te Mauro Icardi…

Tradhëtia e Wanda Naras ndaj Maxi Lopez, ishte padyshim një ndër lajmet më të bujshëm të mediave rozë të futbollit evropian.Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë përjetuar në këto vite një histori shumë të pazakontë bashkë. Një histori kur ajo kaloi nga krahët e Maksi Lopez, në ato të sulmuesit tjetër argjentinas, duke u divorcuar me të. Një lidhje që kishte nisur në fakt në mënyrë shumë të çuditshme, të nisur nga ajo, siç ka zbuluar vetë në një emision televiziv të motrës së saj, Zaira. Wanda Nara tregoi duke qeshur se si kishte mposhtur “konkurrencën” kur po mendonte të kalonte nga Maxi Lopez te Mauro Icardi.

Ne ishim shumë miq, por kishte një lloj kimie në ajër, nuk dija nëse isha vetëm unë, apo nëse do të kishte qenë një tjetër, pasi në ato momente, ai do të bënte xhiron e gjysmës së Europës. Më tha se kishte katër celularë, pasi i ndante të dashurat me kontinente, ishte i çmendur. Ishim miq, por unë kisha filluar menjëherë të hidhesha në veprim. Një herë e ftova në barkën tonë, ishim shumë atje, nuk dua të them emrin e askujt. Ishte edhe ish-burri im, Makxi Lopez dhe pikërisht në ato momente është shkrepur fotoja e famshme në të cilën jemi bashkë. Në një moment, Mauro më la telefonin dhe shkoi të merrte një altoparlant. Në atë moment kishte dy telefona, një që ishte për punën dhe tjetri për të dashurat. Unë pashë nga një anë, pastaj nga tjetra dhe ia hodha në ujë. Rreth orës 18:00, nisi të çonte çdo mbulesë në barkë dhe të kërkonte telefonin. Edhe unë po e kërkoja, më shumë se të tjerët. Por telefoni ishte zhdukur.