Gossip Showbiz

E tmerruar për jetën e saj dhe të vajzës, çfarë po ndodh me Kylie Jenner?

Historia përsëritet. Së fundmi miliarderja e famshme Kylie Jenner ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri ka tentuar të futet në shtëpinë e saj. Është bërë e ditur se gjykata ka dhënë urdhër që 27-vjeçari, Shaquan King, të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme.

Sipas disa burimeve të sigurta 23-vjeçarja ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore ditën e djeshme dhe ka shprehur se ndihet shumë e frikësuar për jetën e saj dhe të vajzës, Stormit.

“TMZ” raporton se 27-vjeçari shkoi drejt e në shtëpinë e Kylie Jenner muajin e shkuar pasi ishte liruar nga burgu. Policët e nxorrën atë më pas nga shtëpia e motrës së Kylie-t, Kendall Jenner, ku ai dyshohet se theu dritaret e saj dhe u zhyt në pishinë.

Rikujtojmë, se së fundmi edhe modelja e njohur, Kendall ka marrë kërcënime me jetë. Ylli i “KUWTK” e paraqiti këtë rast në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu 24-vjeçar, i njohur me emrin, Malik Bowker. 

Në hall të madh motrat Jenner. Nuk mendoni edhe ju kështu?!

Supermodelja edhe pse ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, ajo përsëri nuk ka qenë e qetë duke u detyruar të marrë këtë vendim.