Celebrities Gossip Showbiz

Një burrë lakuriq tenton të hyjë në pishinën e Kendall Jenner, ja çfarë bën ajo…

Kendall Jenner ka forcuar ekipin e sigurisë së shtëpisë, pasi një burrë u përpoq të notonte i zhveshur në pishinën e saj, shkruan TMZ.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ  se një 27-vjeçar ka shkuar në pronën e Kendall L.A rreth orës dy të mëngjesit të së dielës dhe filloi të trokiste në dritare ndërsa thirri emrin e saj.

Thuhet që Kendall ishte në atë kohë në një vend të sigurt dhe alarmi i sigurisë bëri që rojet të ndiqnin lëvizjet e burrit, por djali ishte zhveshur në përpjekje për të hyrë në pishinën e saj.

Burimet thonë se ai u ndalua nga rojet e sigurisë derisa policët e arrestuan atë për shkelje të privatësisë.

Thuhet që ai nuk ka pasur kurrë më pare kontakt me Kendall dhe pasi kaloi 6 orë në paraburgim, ai u la i lirë për shkak të protokolleve të COVID-19 në burg.

Burime pranë Kendall tregojnë se ka pasur masa shtesë sigurie të vendosura në shtëpinë e saj që nga incidenti, duke përfshirë më shumë roje të armatosura.