Celebrities Gossip Showbiz

E tmerruar pas ndodhive të fundit në jetën e saj, Kendall Jenner merr këtë vendim!

Modelja e njohur, Kendall Jenner së fundmi ka marrë kërcënime me jetë. Ylli i “KUWTK” e paraqiti këtë rast ditën e hënë në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu 24-vjeçar, i njohur me emrin, Malik Bowker. Por nuk u mbyll me kaq!

Burime të zbatimit të ligjit thanë për “TMZ” se një 27-vjeçar ka tentuar të notojë i zhveshur në pishinën e shtëpisë së saj shkuar rreth orës dy të mëngjesit. Supermodelja në fakt ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë.

Ajo ka vendosur që të largohet nga shtëpia dhe të zhvendoset në një vend të ri së bashku me forcat e sigurisë të armatosura, pas ngjarjeve vërtet të frikshme që përjetoi. Rikujtojmë, se bukuroshja ka bërë publike romancën e saj më të re. Ylli i familjes Kardashian është në një lidhje me basketbollistin Devin Booker.

Së fundmi, një ndodhi aspak e zakontë ka ndodhur edhe në shtëpinë e reperit të njohur, Drake. Një grua e pajisur me thikë ka tentuar për të hyrë në shtëpinë e tij dhe ka goditur me një shufër metalike rojen e sigurisë.