Gossip Showbiz

Modelja e njohur kërcënohet me vdekje…por nga kush dhe pse?

Modelja e njohur, Kendall Jenner së fundmi ka marrë kërcënime me jetë. Ylli i “KUWTK” e paraqiti këtë rast ditën e hënë në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu 24-vjeçar, i njohur me emrin, Malik Bowker. Sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjiozia “TMZ” thuhet se:

Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten.

Jenner tregoi gjithashtu se policia i ka treguar që Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalese të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe detyrimisht Bowker duhet të qëndrojë 100 metra larg saj.

Jenner ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë. Rikujtojmë, se ylli i familjes Kardashian është në një lidhje me basketbollistin Devin Booker.

Madje, Kendall ka njoftuar pak kohë më parë lançimin e një marke tekila dhe kjo duket se nuk është pritur fare mirë nga ndjekësit e saj. Ky projekt i ka kushtuar 3 vite e gjysmë nga koha e saj bukuroshes për markën e saj të quajtur “818”.