Film & Tv Gossip Showbiz

E vërteta del zbuluar, yjet e serialit “Friends” paskan lidhje gjaku me njëri tjetrin!

Ata mund të kenë luajtur miq, dashnorë dhe përfundimisht një çift të martuar në serialin “Friends” por rezulton se aktorët Matthew Perry dhe Courteney Cox janë shumë të lidhur, kushurinj të njëmbëdhjetë, për të qenë të saktë. “CNN” raporton se studiuesit në faqen e internetit të gjenealogjisë “MyHeritage” bënë një gërmim të vogël dhe zbuluan se ata kishin të afërm të largët, William Osbern Haskell III dhe Ellen Haskell, të cilët ishin martuar dhe jetonin në Angli afërsisht 500 vjet më parë.

Roi Mandel, kreu i kërkimit në “MyHerorage” tha për “CNN” se:

Ellen dhe dy djemtë e saj emigruan nga Anglia në Amerikë në 1635. Një djalë, Roger, është një paraardhës i drejtpërdrejtë i Courteney, dhe djali i dytë, William, është një paraardhës i drejtpërdrejtë i Matthew.

Lidhja familjare bëhet përmes nënës së Cox, Courteney Copeland dhe babait të Perry, John Bennett Perry.

Ne kemi hyrë në këtë lidhje shumë thellë, kemi kontrolluar çdo emër. Gjetëm shumë të dhëna që e mbështesin atë dhe kemi besim se ato janë të lidhura. Jo vetëm që Perry dhe Cox janë të afërt, por Lady Gaga është gjithashtu një anëtare e largët e trungut të tyre familjar.

Ekspertët në “MyHeritage” nuk dhanë një arsye pse ata shkuan kaq thellë pemës familjare për të gjetur një lidhje, por interesi për “Friends” është shumë i lartë që pas ribashkimit të tyre në “HBO Max”. Cox i tha “PEOPLE” para premierës se xhirimet ishin një përvojë emocionale për të gjithë.

Unë u ‘përmbyta’ me 10 vjet kujtime të pazëvendësueshme.

LeBlanc shtoi:

Është qesharake kur bashkohemi, është sikur nuk ka kaluar koha. Ne e marrim kohën pikërisht aty ku kemi ndalur.

Së fundmi një sekret befasues u zbulua në ribashkimin e serialit ‘Friends’ që i ka habitur të gjithë. Aktorët David Schwimmer dhe Jennifer Aniston zbuluan se në vitet e para të xhirimeve ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. 

Seriali i cili ka lënë mbresa të jashtëzakonshme te të gjithë ne po transmetohet në “HBO Max” dhe fansat mund të shikojnë paraqitjen e yllit të muzikës pop Lady Gaga-s, pasi ajo interpreton “Smelly Cat” me Lisa Kudrow.