Bota

E “zhveshur” nga përgjegjësitë e shtetit, Angela Merkel shihet teksa del nga një furrë buke!

Së fundmi ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është parë duke dalë nga një furrë buke në Berlin, e cila njihet për specialitete të ëmbla. Një tjetër detaj që ra në sy ishte fakti që ish-shefja e ekzekutivit gjerman ka vazhduar t’i qëndrojë besnike stilit të vjetër te veshjes me xhaketa dhe pantallona.

Merkel është fotografuar herë pas here edhe kur ishte në detyrë ndërsa bënte pazaret e vetme. Rikujtojmë, ish-kancelaren gjermane do ta shohim së shpejti si një detektive në një film televiziv gjerman, i cili do të nisë transmetimet më 21 mars.

Televizioni privat Rtl do të transmetojë “Miss Merkel – A criminal case in Uckermark”, protagoniste e së cilës është në mënyrë hipotetike Angela Merkel, e cila pas daljes në pension është bërë një hetuese e mprehtë e modelit të Agatha Christie’s Miss Marple. Në rolin e ish-kancelares është aktorja gjermane 69-vjeçare Katharina Thalbach.

Rikujtojmë, se Angela Merkel, e cila ishte në pushtet për 16 vjet, ka planifikuar të publikojë kujtimet e saj politike në vjeshtën e vitit 2024. 68 vjeçarja nuk kandidoi për rizgjedhje në Bundestag shtatorin e kaluar. Partia e saj konservatore humbi ndaj Social Demokratëve dhe ajo u pasua si kancelare nga Olaf Scholz.