Celebrities Love & Sex Music Showbiz

Ed Sheeran i bën urimin më të bukur bashkëshortes së tij për ditëlindje!

Pavarësisht se artisti i njohur Ed Sheeran e ka bërë të ditur se nuk i pëlqen që të postojë për jetën e tij private në rrjetet sociale këtë herë vendosi të bënte diçka ndryshe. Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto së bashku me partneren e tij. Cherry Seaborn kishte ditëlindjen dhe me këtë rast, artisti kishte zgjedhur që ta uronte në mënyrën më të bukur.

Këngëtari i hitit “2step”, 31 vjeç, i ka uruar Seaborn ditëlindjen e 30-të në një foto të ëmbël që tregonte çiftin e lumtur duke pushuar.

 

Dyshja, e cila u martua në një ceremoni të fshehtë në janar të 2019-ës, mirëpriti vajzën Lyra Antarctica në gusht të vitit 2020. Sheeran dhe Seaborn kanë shumë vite që njihen me njëri-tjetrin. Që atëherë ajo ka qenë frymëzimi për shumë nga këngët më romantike të dashurisë së Sheeran, duke përfshirë “Perfect” dhe “The Joker and the Queen”.

Rikujtojmë se Ed Sheeran, 31 vjeç, lançoi videoklipin për këngën e tij “2step” para pak javësh dhe zbuloi se ai dhe bashkëpunëtori Lil Baby xhiruan klipin në Kiev vitin e kaluar, përpara sulmit të Rusisë në fund të shkurtit në vend. Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram ai u shpreh:

Ne filmuam videon e “2step” vitin e kaluar në Kiev dhe megjithëse ishte hera ime e parë atje, shpejt i pëlqeva njerëzit dhe vendin. Nuk kishte asnjë shenjë të tmerrit që do të vinte në Ukrainë dhe zemra ime është me të gjithë atje. 

Në skenën hapëse të videos, muzikanti fitues i Grammy-t përfshiu një shënim që e shkroi vetë, ku thuhej se të gjitha të ardhurat nga transmetimet në YouTube të “2step” do të shkonin në Apelin Humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive.