Celebrities Music Showbiz

Ed Sheeran tregon si ka ndryshuar jeta e tij pas lindjes së vajzës!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seaborn u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar. Ylli i njohur ka treguar se ai dhe gruaja e tij dalin vetëm një herë në javë për shkak se gjatë gjithë kohës përkujdesen për vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Lyra Antartica dhe është vetëm 11 muajshe.

Këngëtari 30 vjeçar, tha se si prind, ndonjëherë harron se kush ishit më parë. Në një intervistë të bërë së fundmi në “The Rebecca Judd Show”, Ed tha:

Unë dhe gruaja ime kemi vetëm një natë takimi romantik në javë. Ne flasim gjithnjë se si është të qenurit prindër gjë që harrojmë se kush ishim më parë.

Ed Sheeran dhe Cherry kanë qenë së bashku që nga shkolla e mesme dhe më pas u fejuan në janar të vitit 2018. Dyshja ndërkaq një vit më vonë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Rikujtojmë se, krijuesi i hitit “Shape of you” ka qenë i fokusuar kohët e fundit më shumë në biznes se sa në muzikë. Por, pavarësisht kësaj, ai më në fund ka ardhur më një projekt të ri muzikor për të gjithë admiruesit e artit të tij. 30-vjeçari pak ditë më parë ka publikuar “Bad Habits” dhe ne mezi e njohëm. Pavarësisht se artisti është i lumtur me vogëlushen e tij, Lyra Antarctica, ka shprehur se është gati të ketë më shumë fëmijë, madje do që t’i ketë të gjitha vajza. Këngëtari ka thënë në një intervistë të dhënë së fundmi se dëshiron shumë që të zgjerojë në të ardhmen familjen e tij.