Gossip Showbiz

“Janë më superiore se djemtë”/Ed Sheeran dëshiron të jetë vetëm baba vajzash!

Këngëtari i famshëm kanadez, Ed Sheeran është rikthyer dhe kaq mjaftoi që fansat e tij të mos përmbahen nga gëzimi. Krijuesi i hitit “Shape of you” ka qenë i fokusuar kohët e fundit më shumë në biznes se sa në muzikë. Por, pavarësisht kësaj, ai më në fund ka ardhur më një projekt të ri muzikor për të gjithë admiruesit e artit të tij. 30-vjeçari pak ditë më parë ka publikuar “Bad Habits” dhe ne mezi e njohëm.

Kantautori dhe gruaja e tij Cherry, kanë një vajzë të vogël, por pavarësisht se artisti është i lumtur me vogëlushen e tij, Lyra Antarctica, ka shprehur se është gati të ketë më shumë fëmijë, madje do që t’i ketë të gjitha vajza.

Këngëtari i hitit “Thinking out loud” ka thënë në një intervistë të dhënë së fundmi se dëshiron shumë që të zgjerojë në të ardhmen familjen e tij.

Pa diskutim do të isha shumë i lumtur nëse do mund të kisha më shumë fëmijë, por mendoj se vajzat janë shumë herë më superiore ndaj djemve. Duke qenë se jam djalë vetë, mendoj se mund ta them këtë gjë. Mendoj se jemi shumë me fat që kemi një fëmijë dhe do të doja më shumë. Por mendoj se jemi me shumë fat që kemi një. Kështu që nëse nuk ndodh asgjë tjetër, jam shumë i lumtur.

Këngëtari ka treguar se tashmë e ka kuptuar se vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e tij.

Mendoj se kam pasur disa ndryshime në jetën time këto dy vitet e fundit. Një mik ndërroi jetë në mars, që ishte eksperienca ime e parë me hidhërim të vërtetë. Më duhet të pajtohem me faktin se tashmë jam i rritur. Të 20-tat e mia ishin të çmendura me shumë party, punë dhe udhëtime nëpër botë dhe blah, blah, blah. Më pas çdo gjë ndalon dhe tani po kuptoj se kush jam unë.

Rikujtojmë, se Ed Sheeran është nga nga këngëtarët më të pëlqyer për fansat në Shqipëri dhe kudo në botë. Këtë herë, këngëtari zbulon detaje ekskluzive lidhur me miqësinë e tij me një tjetër artiste me famë ndërkombëtare.