Auto & Moto

Edhe Ferrari së shpejti elektrik, inxhinierët “shkrijnë” talentin!

Ferrari pritet të lançojë modelin e parë tërësisht elektrik në vitin 2025, me shefin e kompanisë John Elkann që premtoi se automjeti do të “sjellë unitetin dhe pasionin” e markës “në gjeneratat e reja”.

Kompania e makinave luksoze ka punuar në EV-në e saj të parë prej disa kohësh tashmë, por ka refuzuar të prenoncohet për datën e publikimit ndërsa zhvillonte teknologjitë e reja.

Por duke folur gjatë takimit vjetor të Ferrarit, kryetari Elkann u shpreh se kompania ka në plan të zbulojë modelin në 2025.

“Mund të jeni të sigurt se kjo do të jetë gjithçka që ëndërroni pasi inxhinierët dhe projektuesit në Maranello po punojnë për një pikë referimi në historinë tonë”, u shpreh ai.

Elkann nuk dha detaje më specifike rreth Ferrarit elektrik.

Vitin e kaluar, informacione jozyrtare treguan se kompania ishte duke punuar në një automjet dy-vendësh me katër rrota që do të shfaqte një motor elektrik në secilën rrotë